Përqafo një stil të ri jetese

Maison de la Terre është një kryevepër arkitekturore, me një dizajn minimalist, që shërben si një vlerë e shtuar për kryeqytetin, në të njëjtën kohë, realizon ëndrrën tënde për një shtëpi unike, në të cilën bëhen bashkë komoditeti, gjelbërimi dhe peizazhet mbresëlënëse

Filozofia

Maison de la Terre është konceptuar dhe krijuar me filozofinë e qartë: Ta bëjë jetesën tënde më komode dhe frymëzuese, duke të të rilidhur me natyrën, të bukurën, modernen dhe luksin.

Projekti ka në fokus mjedisin dhe kujdesin ndaj planetit, inovacionin dhe jetesën e shëndetshme, duke të të dhuruar ndjesinë e luksit dhe ekstravagancës, që integrohen në mënyrë të përsosur me këtë kompleks.
Në Maison de la Terre mbizotëron fryma mesdhetare, elementet si guri dhe druri, si dhe vetratat e mëdha, që lejojnë diellin të ledhatojë çdo shtëpi.

Për krijimin e këtij kompleksi është treguar një vëmendje maksimale ndaj detajeve dhe cilësisë më të lartë të materialeve të ndërtimit. Materialet eco-friendly të fasadës dhe ambientet ku dominon gjelbërimi, nuk janë vetëm të këndshme për syrin, por edhe tejet funksionale për komunitetin.

Pozicionimi

Maison de la Terre ka një pozicion perfekt në kodrinë, i cili të mundëson privatësinë dhe qetësinë e shumëkërkuar, por gjithashtu të lejon që të aksesosh shumë shpejt qendrën e qytetit, si dhe qendrën tregtare TEG.

Pozicionimi i kompleksit orientohet drejt jugut dhe lindjes, duke garantuar prezencën e rrezeve të diellit në pothuajse çdo orë të ditës.

Komuniteti

Në Maison de la Terre, privatësia dhe socializimi kanë të njëjtën rëndësi. Çdo apartament dhe vilë është totalisht private dhe një ambient i shkëputur nga zhurmat përreth.

Ama, pjesa e jashtme e kompleksit i përket komunitetit dhe dëshirës për të ndërvepruar me fqinjët, me të cilët mund të krijosh miqësi dhe kujtime të bukura. Përmes hapësirave publike dhe parqeve plot gjelbërim, do të mund të kesh kontakt me banorët e tjerë, për të ndarë çaste dhe biseda të këndshme pranë natyrës.

Shërbimet

  • Parking nëntokësor
  • Mirëmbajtje 24/7
  • Ambiente të gjelbra, të përbashkëta
  • Korsi biçikletash
  • Sinjalistikë për makinat dhe biçikletat
  • Hapësira rekreative

Skuadra dhe Partnerët

Kompania ARK-AM Constructions, me një përvojë dhe ekspertizë disavjeçare në treg, përqendrohet në ndërtimin e objekteve civile, kryesisht në zonat rezidenciale dhe në zhvillim. Ark-Am Constructions ka ndërtuar kryeveprën e parë arkitekturore, Maison de la Terre, duke pasur parasysh banorët dhe komunitetin, njëkohësisht, duke i qëndruar besnike natyrës, për të krijuar një harmoni të bukur mes banorëve dhe ambientit.

Vëmendja ndaj detajeve, cilësia premium e materialeve të ndërtimeve dhe dëshira për të krijuar një kompleks që bën diferencën nga çdo kompleks tjetër në vend, janë disa nga arsyet kryesore pse ne kemi përzgjedhur kompaninë elitare në treg, ARK-AM Constructions.

Për krijimin e një kryevepre të tillë si Maison de la Terre, kemi bashkëpunuar me partnerët më të mirë në treg, të cilët ndajnë të njëjtat vlera dhe vizione si ne:

Na kontaktoni në whatsApp