Në harmoni me natyrën

Një ndër veçoritë që i shton vlera “Maison de la Terre” është pikërisht harmonia e dizajnit që integrohet në mënyrë të përsosur me kompleksin, peizazhin dhe mjedisin natyror. Synimi i kësaj qasjeje është integrimi i banesave dhe infrastrukturës me topografinë ekzistuese të tokës. Projekti tregon kujdes ndaj detajeve dhe topografisë së tokës, duke krijuar kështu një dizajn kreativ dhe të qëndrueshëm. Kjo, duke shfrytëzuar me zgjuarsi hapësirat dhe nivelet, për të krijuar një kompleks tërheqës dhe miqësor me banorët dhe planetin.

Standard i ri jetese

Apartamentet dhe vilat e kompleksit janë përkufizimi i shtëpisë ideale, andaj Maison de la Terre ofron një standard të ri jetese, të pakapërcyeshëm, i cili përmbush të gjitha dëshirat e tua. Hapësirat luksoze ndërthuren natyrshëm me mjedisin, për të të mundësuar arratisjen nga monotonia dhe e zakonshmja. Në Maison de la Terre do të takosh të jashtëzakonshmen dhe do të mahnitesh nga sipërfaqet dhe peizazhet mahnitëse.

Detajistë në çdo hapësirë

Duke nisur që prej pozicionimit të banesave, orientimit të dritareve dhe ambienteve të pasura me gjelbërim, Maison de la Terre garanton një mbrojtje efektive ndaj rrezeve UV gjatë verës, duke reduktuar ndjeshëm nevojën për ajër të kondicionuar. Në sajë të materialeve specifike dhe sipërfaqeve reflektuese, minimizohet përthithja e nxehtësisë diellore dhe krijohet një mikro-klimë më e freskët për të gjithë. Një tjetër element i rëndësishëm që kontribuon në krijimin e kësaj mikro-klime është edhe sistemimi i duhur i hapësirave publike, të cilat nxisin ajrosjen natyrale. Maison de la Terre nuk është vetëm shtëpia e njerëzve, por edhe e bimëve të bukura dhe aromatike, bletëve dhe zogjve të ndryshëm, duke krijuar një ekosistem harmonik brenda një kompleksi.

Jetesa në komunitet

Projekti rezidencial Maison de la Terre nuk ofron thjesht një hapësirë banimi, por frymëzon ndjesinë e përkatësisë dhe dhuron një oaz elegant, ku çdokush arratiset nga zhurma e qytetit, për të gjetur relaks. Integrimi me natyrën, për të krijuar një përvojë më të bukur, gjelbërimi dhe ndërveprimi social ndërthuren me mjedisin harmonik që rrethon kompleksin, duke e bërë ambientin ideal për të gjithë.

Na kontaktoni në whatsApp